Kushtet e përdorimit

  • Privatësia
  • Illyrian Pride ofron shërbime për student duke ofruar libra/materiale dhe platformë për publikim/shfletim të kurseve të cilat lehtësojnë studimet. Illyrian Pride nuk është pronare e asnjë prej librave në platformë ,ne thjesht kemi leje nga autorët për mbajtjen e librave të tyre në platformë të cilët i falenderojmë përzemërsisht.

  • Mbledhja e të Dhënave Personale
  • Illyrian Pride në kuadër të platformës me libra ka pjesen e login/register ku studentët/ligjeruesit mund të krijojnë llogari dhe kan qasje në më shumë shërbime në krahasim me përdoruesit pa llogari. Ky është i vetmi rast ku ne mbledhim të dhëna rreth përdoruesve të platformës.

  • Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim
  • Të dhënat që mbledhim për përdoruesit e tipit student janë Emri,Mbiemri,Email,Fjalëkalimi,Fakulteti dhe Drejtimi që ndjekin ata.

    Të dhënat që mbledhim për përdoruesit e tipit ligjeruest(ofrues i kurseve) janë Emri,Mbiemri,Email,Fjalëkalimi,linku i faqes (Facebook,Linkedin,Youtube,Website i tyre) i tyre për arsye marketingu,Nr.Telefonit.

  • Shpërndarja e informatave të mbledhura
  • Informatat e mbledhura për student shpërndahen vetëm brenda platformës ,ndërsa për ligjeruesit(ofruesit e kurseve) informatat shpërndahen edhe në rrjetin tonë social Facebook dhe Instagram kur ata publikojnë kurse të tipit Premium dhe Enterprise për më shumë Çmimorja

  • Siguria
  • Ne mbrojmë të dhënat tuaja me masa rigoroze fizike me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim.Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale.

  • Kufizimet e përdoruesit të tipit student
  • Përdoruesit e tipit student kanë mundësin të komunikojnë me ligjeruesit ,të postojnë një foto të profilit si dhe të modifikojnë të dhënat e tyre të profilit.

    Në asnjë mënyrë fushat e përmendura më lartë nuk guxojn të kenë përmbajte raciste,fyese apo urryese.Gjithashtu përmbajtja e fotos nuk guxon të ketë pamje të rënda dhe të pa përshtatshme për mosha nën 18 vjet(pamje pornografike).

  • Kufizimet e përdoruesit të tipit ligjërues
  • Përdoruesit e tipit ligjerues(ofrues i kurseve) kanë mundësin të publikojnë kurse dhe të ndërrojnë të dhënat e tyre personale

    Në asnjë mënyrë kurset e publikuara nuk guxojn të kenë përmbajtje raciste,fyese,nacionaliste apo nxitëse për urrejte.Gjithashtu këto rregulla vlejnë dhe për materialet dhe videot e publikuara në kurse gjithashtu videot nuk guxojnë të kenë përmbajte për të rritur.

    Ligjëruesi (ofruesi i kurseve) duhet te sigurohet qe materiali dhe videot qe publikon nuk janë të marrë apo kopjuar pa autorizimin e autorit dhe duhet te sigurohet që janë respektuar të drejtat autoriale. Nëse kushtet e lartpërmendura nuk janë respektuar ligjeruesi merret me pasojat individualisht.

  • Aryset e refuzimit të kursit
  • Para se të publikohet kursi ligjeruesi e aplikon kursin për tu rishikuar nga administratori.Në raste kur kursi nuk aprovohet arsyet mund të jenë se ai nuk i ka përmbushur kushtet për tu publikuar, ka thyer ndonjë nga rregulat e lartpërmendura apo pagesa nuk është kryer paraprakisht.