Publikimi i Faqes

Në mungesë të një librarie elektronike nga Universiteti i Prishtinës, kam marr iniciativën për formimin e një platforme online për paraqitje të literaturës së nevojshme, dhe afate (provime) në ndihmë të studentëve. Platforma është bërë me një ide se studentët duhet të kenë qasje në materiale të nevojshe per studime 24/7. Inkurajoj që kushdo që është në posedim të literaturës apo afateve të cilësdo lëndë në kuadër të UP të m'i dërgojë.. Në këtë mënyrë rritet ky komunitet dhe ndihmohen të tjerët .Si plan për të ardhmen është që të avansohet platforma në mënyrë që profesorët të kenë qasje për publikim të literaturës si dhe ligjëratave.